Maqedoni Zhbogar: Presim Qeveria e re të zbatoj reforma serioze

Zhbogar: Presim Qeveria e re të zbatoj reforma serioze

Euro- komisari Samuel Zhgobar sot në Prilep deklaroi se zgjedhjet e ardhshme janë shumë të rëndësishme për Maqedoninë dhe pret që ato të kalojnë në atmosferë demokratike dhe korrekte.

“Presim zgjedhje të mira dhe presim Qeveria e re të angazhohet për realizimin e reformave serioze. Presim që menjëherë pas zgjedhjeve të krijohet një moment i brendshëm, por edhe një moment me BE-së që bashkë të krijojmë rrugën evropiane” tha Zhbogar.

Ai shtoi se zgjedhjet paraqesin mundësi vendi t’i stabilizoj marrëdhëniet e brendshme dhe marrëdhëniet me BE-në.