Maqedoni Zaevi për “Metën”: Çfarë doni? Nuk ka bisedime dhe nuk do të...

Zaevi për “Metën”: Çfarë doni? Nuk ka bisedime dhe nuk do të ketë!

Nuk ka asnjëfarë lloj bisedimesh ndërmjet opozitës dhe pushtetit, pohon në deklaratën e tij për Agjencinë e lajmeve“Meta”, Zoran Zaevi, lideri i LSDM-së.

Çfarë doni të bëni? LSDM-ja disa herë deklaroi se nuk ka asnjë lloj  negociatash, as bisedime ndërmjet  pushtetit dhe opozitës. Qëndrimet tona janë të qarta. Pa u pranuar të gjitha pesë kërkesat, ne me askënd nuk do të negociojmë- deklaroi Zaevi për “Metën”.

Të premten, më 21 nëntor korrespondentja e “Metës” nga Shtipi dhe gazetare e radios “Kanali 77”, publikoi informacione se lideri i LSDM-së pohoi se ka negociuar.

Sipas Zaevit, negociatat bëhen me ndërmjetësim të BE-së, dhe në to është përfshirë  edhe belgu Peter Vanhut, i cili sërish  është në Maqedoni. Orët e ardhshme janë të përfshirë në bisedime, të cilat sipas paralajmërimeve të liderit të LSDM-së, më së voni do të duhet të përfundojnë deri nesër ( e shtunë 22 nëntor). Akoma nuk dihet se  arrestimi i ish prefektit të Ohrit nga radhët e LSDM-së, do të ndikoj në rrjedhën e bisedimeve”, bëri të ditur radioja “Kanali 77”.

Fundjavën e kaluar Gruevsk ishte mysafirë në televizionin “Sitel” dhe “Alfa”, ku komentonte  pritjet e opozitës.

I pyetur se a do të merren mandatet e deputetëve të opozitës, të cilët nuk ishin prezent në asnjë seancë, kryeministri u përgjigj se ligjet duhet të respektohen.

Nuk varet prej mua se këtyre deputetëve a do tu merren mandatet apo jo. Kjo varet nga ligjet dhe aktet. Unë dua që ata të kthehen në Parlament, dhe atje t’i ballafaqojmë argumentet. Ata atje mund të japin kritikën e ne ta dëgjojmë. Kryetari i Parlamentit duhet ta zbatoj ligjin- tha Gruevski për televizionin “Alfa”.

Prej shtatorit kishte spekulime se Peter Vanhut, eksperti belg nga BE-ja, i cili mori pjesë në punën e Komisionit për ngjarjet të 24 dhjetorit, nga Delegacioni i BE-së ka ishte i emëruar të ndërmjetësojë për bisedimet ndërmjet pushtetit dhe opozitës. Megjithatë, deri më tani ai mbetet i pakapshëm për të dhënë deklaratë në opinionin.