Maqedoni Zaevi për “Al Xhezairën”: opozitarët kërcënohen me jetë

Zaevi për “Al Xhezairën”: opozitarët kërcënohen me jetë

Besojmë në zgjidhje përfundimtare në të cilën Nikolla Gruevski do të largohet nga skena politike, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në intervistën e djeshme për  “Al Xhezaira”“.

–Ky është një reagim i papritur i Gruevskit. Është për të ardhur keq që dëshiron edhe VMRO DPMNE të fus në këtë. Krimi është rreth Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij të afërt- tha Zaev. Ka kërcënime me jetë ndaj disa opozitarëve, tha lideri i LSDM, Zoran Zaev dje për “Al Jazeera”. Këtë që deri tani e kemi publikuar nuk është as 10 për qind e asaj që e kemi. Kemi dosje për liri dhe demokraci ku ka dëshmi konkrete për gjëra që ende janë tabu temë në Maqedoni: Nikolla Mlladenov, mbyllja e televizionit A1, Martin Neshkovski, emri- çfarë tradhtie është bërë me emrin. E vërteta është fshehur nga opinioni. Ne luftojmë me dëshmi dhe me gjithë mjetet legale ndërsa Gruevski bën çmos vetëm e vetëm të mbroj lëkurën e vet- tha Zaev.