Maqedoni Zaevi u takua me ambasadorin Xhes Bejli

Zaevi u takua me ambasadorin Xhes Bejli

Zaev takoi sot edhe ambasadorin amerikan Xhes Bejli, me të cilin është diskutuar edhe për aferën e përgjimit dhe kontrollin e pushtetit mbi gjyqësorin. Zaev i ka thënë Bejlit se posedon edhe dëshmi të tjera, të cilat e ka për obligim ti publikojë. Ambasadori Bejli takoi edhe kryeministrin Nikolla Gruevski, me të cilin është biseduar për marrëdhëniet bilaterale mes Maqedonisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në komunikatën e kabinetit të kryeministrit nuk përmendet nëse gjatë këtij takimi palët të kenë diskutuar edhe për krizën politike. Bejli takon nesër edhe kreun e BDI-së Ali Ahmeti në Reçicë të Vogël. Ndryshe, sot në ngjarje publike u paraqit Ministri i Financave Zoran Stavrevski, njëri prej protagonistëve kryesorë nga bisedat e publikuara deri tani nga Zoran Zaev. Stavrevski mbajti fjalim para përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Maqedonisë dhe u largua duke mos pritur fundin e ngjarjes dhe pa dhënë deklaratë për media.

“Është e qartë se paniku dhe frika tek Nikolla Gruevski nga përhapja e së vërtetës për Maqedoni solli në kulm manipulimet dhe të pavërtetat në tekstet e porositura. Për shkak të agjendës ditore të kreut të LSDM-së Zoran Zaev dhe takimet e shumta, mes të cilave edhe me përfaqësues ndërkombëtar, nga Prokuroria është kërkuar me shkrim termin tjetër”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.