Maqedoni Zaev: Argumentet janë në anën tonë

Zaev: Argumentet janë në anën tonë

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev dje nga Ohri porositi se dialogu politik për qëllim të tejkalimit të krizës politike është i patjetërsueshëm që të përfundoj me marrëveshje për organizimin e qeverisë e cila do të organizoj zgjedhje korrekte dhe të demokratike në Maqedoni.

“Bisedimet po i zhvillojmë në mënyrë serioze, por të liruar nga presioni. Për disa linja të kuqe s’mund të ketë lëshime. Argumentet janë në anën tonë. Qëndrimet tona janë gjendje të konfirmuara në të gjitha raportet e fundit të Departamentit shtetërorë, të grupit të ekspertëve të KE-së në krye me Rajnhard Pribe. Fundi i Gruevskit ka ardhur, çështje e modaliteteve është largimi i tij” thotë Zaev.