Maqedoni VMRO-DPMNE: LSDM qëndron pas historisë me kurorën dërguar Borjan Jovanovskit

VMRO-DPMNE: LSDM qëndron pas historisë me kurorën dërguar Borjan Jovanovskit

VMRO-DPMNE reagoi ndaj “bombës” së 24 të liderit të opozitës maqedonase Zoran Zaev, të cilin e akuzoi se pas emrit Todor Aleksandrov fshihet vet ai.

“Me pres konferencën e sotme të Zoran Zaevit dhe LSDM-së u tregua e gjithë ajo pjesë e skenarit të zgjeruar për destabilizimin e institucioneve shtetërore përmes publikimit të materialeve të krijuara që tregohen në kontekstin manipulues.

Sot e kanë të qartë të gjithë se rrëfimi i turpshëm me kurorën e Borjan është i paramenduar dhe në funksion të skenarit të pres konferencës së sotme që vetëm e tregon defektin moral të krerëve të LSDM-së dhe gazetarëve të cilët punojnë për mediat e Sorosit në Maqedoni e që janë aktor kryesor në lojërat e krerëve të LSDM-së.

Prej këtu sot mësuam se Zoran Zaev fshihet prapa shoqatës Todor Aleksandrov i cili e ka dërguar kurorën te Borjan për të realizuar paraprakisht një skenar të paramenduar dhe të mblidhen njerëz të cilët do të janë të financuar nga Fondacioni i Sorosit dhe drejtuesit e LSDM-së”, thuhet ndërmjet tjerash në komunikatën e VMRO-DPMNE-së, thuhet në kumetesën e VMRO- DPMNE-së.