Maqedoni Sot pasdite tribunë e VMRO-DPMNE-s në sallën “Boris Trajkovski”

Sot pasdite tribunë e VMRO-DPMNE-s në sallën “Boris Trajkovski”

Sot në mesditë, në sallën “Boris Trajkovski” në Shkup, VMRO-DMPNE do të organizojë një tubim të madh apo tribunë siç partia e ka shpallur.

Në tribunë do të marrin pjesë anëtarët e partisë, duke përfshirë kryeministrin Nikola Gruevski, kurse tema kryesore do të jetë zhvillimet aktuale politike në vend.