Maqedoni VMRO- DPMNE-ja javën e ardhsme në tavolinën e gjelbër në Burksel

VMRO- DPMNE-ja javën e ardhsme në tavolinën e gjelbër në Burksel

,

Takimi ndërmjet përfaqësueseve të VMRO- DPMNE-së  dhe LSDM-së me ndërmjetësuesit evropian pritet të mbahen javën  e ardhshme në Brukse  transmeton “Alsat M”.

Pas përfundimit të konferencës dy ditore mbi dialogun politik të organizuar nga Parlamenti Evropian, ndonëse palët nuk lëvizën nga qëndrimet e tyre të ngurta, megjithatë kanë rënë dakord që javën e ardhshme të ulen në tryezë të përbashkët me deputetët evropian. Parlamentarët evropianë të cilët do të përpiqen të lehtësojnë dialogun politik mes VMRO-së dhe LSDM-së janë Ivo Vajgëll, Edvard Kukan dhe Riçard Hvit. Në prag të fillimi zyrtar të bisedimeve, në konferencën që u zhvillua dje dhe sot në Bruksel, euro-parlamentarët dërguan një sërë porosish për aktorët politik në vend.