Maqedoni VMRO DPMNE: Destruktiviteti i Zaevit s’ka kufij

VMRO DPMNE: Destruktiviteti i Zaevit s’ka kufij

“LSDM është në paranojë dhe shok të thellë për shkak të mungesës së efektit të prezantimeve të tija dhe mospasjen e interesit dhe mbështetjes nga populli, por edhe pse destruktiviteti i Zaevit nuk ka kufij”, thuhet në reagimin e VMRO DPMNE në konferncën e sotshme për shtyp  të kryetarit të organizatës komunale të LSDM-së në Kavadarë.

“Në publikimin e sotëm të materialeve të krijuara, prera dhe montuara, përmes të cilave Zaev vazhdon të punoj për porositësit e vet, mund të shihet se krahas përpjekjeve për dhënien e kontekstit dhe narrativit të shpjeguesit, nuk ka absolutisht kurrfarë implikimi për çfarëdo funksionimi joligjor, e as ilegal, por vetëm një mbulojë të errët dhe të turpshëm të Zaevit dhe klikës së ngushtë rreth tij që të plasojnë materiale të krijuara dhe montuara për t’i ushqyer teket e tyre të ulëta, që të mund më pas të përgojojnë, bisedojnë dhe të ngopen me sfidat private jetësore që i ka ndonjë qytetar”, thuhet në reagimin e partisë në pushtet.

Nga VMRO DPMNE-ja thonë se opinioni as nuk i mbështet tani e as nuk do ta mbështet në të ardhmen “agjendën e turpshme me të cilën Zoran Zaev dëmton R. e Maqedonisë”.

“Është e qartë në këtë shtet, por edhe tek komuniteti ndërkombëtarë, dhe kjo po flitet me të madhe, se Zoran Zaev nuk është asgjë përveç një politikan në largim dhe sinonim për funksionim kriminel, person jostabil që punon kundër shtetit dhe popullit të vet” thuhet në njoftimin e VMRO DPMNE-së.