Maqedoni Qeveria do të heqë dorë nga TVSh-ja e sms-ve humanitare

Qeveria do të heqë dorë nga TVSh-ja e sms-ve humanitare

Në seancën e ardhshme o të miratohet vendimi që shteti të heqë dorë nga tatimi i vlerës së shtuar nga mesazhet për donacion për zonat e përmbytura, informojnë burime qeveritare për Agjencinë e Lajmeve “Meta”.

Siç shkruante sot “Meta” pas hapjes së numrave të telefonave për donacion të të pësuarve nga përmbytjet në Maqedoni, sërish u hap dilema se a është moral justifikimi për të marrë TVSh nga këto mjete të dedikuara për bamirësi.Ligji për TVSh nuk parashikon përjashtimin nga tatimimi i këtyre veprimtarive humanitare dhe kjo mund të vendoset vetëm me vendim të Qeverisë.