Maqedoni Vendimi për udhëtim në Kosovë me letërnjoftime hyn në fuqi

Vendimi për udhëtim në Kosovë me letërnjoftime hyn në fuqi

Marrëveshja e qeverive të Maqedonisë dhe Kosovës për kushtet e udhëtimit të shtetasve të vendeve me letërnjoftime, prej sot do të hyj në fuqi.

Fillimin e vendimit sot e shënuan zv- ministri i brendshëm Agim Nuhiu, zv- ministri shtesë Mitko Çavkov, të cilët në kalimin kufitar Bllacë u takuan me zv- ministrin e brendshëm të Kosovës, Valdet Hoxha.

Për qytetarët e Maqedonisë dhe Kosovës të kalojnë kufirin me letërnjoftime biometrike, u dakordua nga ministri i jashtëm Nikolla Poposki dhe ish zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, në takimin në Prishtinë më 8 shkurt.