Maqedoni Nesër takim i ri i liderëve

Nesër takim i ri i liderëve

Katërshja e liderëve nesër do të takohet përsëri, njofton televizioni “24 Vesti”.

Pas takimeve intensive të ekipeve biseduese dhe liderëve të VMRO DPMNE dhe LSDM, Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev, sërish në Klubin e deputetëve, katërshja e liderëve në tryezë do të ulet me dyshen e ambasadorëve, Bejli- Orav.

Sot liderët, sipas burimeve partiake, janë në takime të ndara me ambasadorin e SHBA-së, Xhes Bejli.