Maqedoni UShKM dhe Ambasada e Rusisë thellojnë bashkëpunimin

UShKM dhe Ambasada e Rusisë thellojnë bashkëpunimin

Universiteti “Shën Kirili e Metodij” sot në Shkup në bashkëpunim me ambasadës e federatës ruse, organizoi manifestim në shenjë të kontributit të ndërsjellë dhe zhvillimi të arsimit dhe shkencës.

Në njoftimin e UShKM thuhet se vendosja e pllakës përkujtimore të donatorëve dhe miqve të UShKM, është rezultat i bashkëpunimit të deritanishëm me ambasadorin e Federatës ruse në RM, Oleg Nikolaeviq Shçerbak dhe me bashkëpunëtorët e tij të afërt, me mbështetje të dukshme të Qeverisë së RM-së.

Në manifestim, fjalim do të mbaj rektori i Universitetit “Shën Kirili e Metodij” në Shkup, prof. d-r Velimir Stojkovski, ambasadori rus Oleg Nikolaeviq Shçerbek dhe prof. d-r Aleksej Pentkovski nga akademia shpirtërore ortodokse në Moskë.

Në këtë manifestim do të dhurohen 86 vëllime literaturë.