Maqedoni Nxënësit e Kumanovës vazhdojnë me procesin mësimor

Nxënësit e Kumanovës vazhdojnë me procesin mësimor

Shtabi komunal i krizave në Kumanovë që sot kishte takim, informoi se nxënësit prej ditës së nesërme do të vijojnë procesin arsimor. Gjithashtu, ndihmë e parë humanitare do të fillojë të ndahet për qytetarët e rajonit të prekur nga “Tode Mendol” ndërsa Qendra për shëndet publik duhet të ndërmerr masa për ndjekjen e sëmundjeve eventuale ngjitëse në rajonin e prekur nga aksioni.

Deri më tani, ndihmë nga vetëqeverisja lokale kanë kërkuar 57 familje.

Qeveria në seancën e djeshme mori vendim për dëmshpërblimin e qytetarëve nga rajoni i prekur të cilëve do t’u ndahet edhe ndihmë e parë.