Maqedoni Uajgël, Kukan dhe Flekenshtajn: Nuk ka arsyetim për taktikat e zvarritjes

Uajgël, Kukan dhe Flekenshtajn: Nuk ka arsyetim për taktikat e zvarritjes

Nuk shohim kurrfarë arsyetimi për taktikat zvarritëse që përdore në Kuvend për anulimin e emërimit të kryetarit dhe Qeverisë, thuhet në deklaratën e përbashkët të treshes evropiane, Ivo Uajgël, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn, pas takimit me shefin e diplomacisë maqedonase në largim, Nikola Poposki në Strasburg.

Sot pasdite, Parlamenti Evropian në seancë plenare duhet të debatoj për situatën në Maqedoni.

“Si anëtarë të Parlamentit Evropian i cili mbështeti të gjitha përpjekjet për tejkalimin e krizës aktuale, thellë jemi të shqetësuar për prolongimin e paarsyetuar të krizës dhe rritjen e pasojave në vend, përfshirë edhe përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike. Votimi për Raportin e vitit 2016-të është anuluar tashmë dy herë si pasojë direkte e pasigurisë në vend dhe sonte në seancë plenare të PE-së do të diskutojmë për situatën e këtillë. Edhe krahas kësaj, ne fuqishëm besojmë se situata në vend mund të përmirësohet përmes zbatimit të proceseve demokratike”, thuhet në kumtesën e treshes evropiane.