Ekonomi Çmimet në ekonominë vendore janë ulur për 0,3%

Çmimet në ekonominë vendore janë ulur për 0,3%

Mesatarisht, në shtatë muajt e parë të vitit, niveli i përgjithshëm i çmimeve në ekonominë vendore është zvogëluar për 0,3% në nivel vjetor.

Nga ana tjetër, rritja e inflacionit bazik përshpejtoi, duke konfirmuar konstatimin për rreziqe të zvogëluara nga zbritja e mëtutjeshme e çmimeve.

“Realizimet e inflacionit tani për tani vlerësohen se janë në suazat e projektimeve. Vlerësimet e fundit për supozimet e jashtme, krahasuar me projeksionet e prillit, tregojnë pritje për çmime më të ulëta botërore të energjisë dhe prodhimeve ushqimore” thuhet në njoftimin e Bankës Popullore.