Maqedoni Trajanovski kërkon “Revolucioni shumëngjyrësh” të pushojë me terrorizimin e Shkupit

Trajanovski kërkon “Revolucioni shumëngjyrësh” të pushojë me terrorizimin e Shkupit

Trajanovski kërkon “Revolucioni shumëngjyrësh” të pushojë me terrorizimin e Shkupit

Koce Trajanovski, kryetar i Shkupit, sot kërkoi nga “Revolucioni shumëngjyrësh” të pushojë me shkatërrimin e kryeqytetit.

Ai shprehet se pas incidenteve të mbrëmshme në të cilat ishin dëmtuar ndërtesa e Ministrisë së Drejtësisë, e njëherësh kishte edhe tentim për rrënimin e përmendores në parkun “Gruaja-luftëtare”, duhet të pushojë me terrorizimin e kryeqytetit.

„Kërkoj që të pushojnë me terrorizimin e kryeqytetit. Kërkoj që t’i lënë rehat qytetarët. Kërkoj që të mos i mbajnë peng qytetarët në qytetin e Shkupit. Po ashtu, kërkoj që të mos vijnë me autobusë nga qytetet tjera për të shkatërruar kryeqytetin”, shprehet Trajanovski.