Maqedoni Taleski nga arresti shtëpiak kërcënohet me padi ndaj gazetarëve

Taleski nga arresti shtëpiak kërcënohet me padi ndaj gazetarëve

Kryetari Vladimir Taleski i cili është i dyshuari i parë në rastin “Transporter”, nga arresti shtëpiak i kërcënohet me padi gazetarit nga Manastiri, Sime Alushevski, botues i gazetës “Ego”. Në kërcënimet ndaj gazetarit, Taleskit i është shoqëruar edhe sekretari i komunës Manastir, Slobodan Bonçanovski, i cili poashtu është i dyshuar në lëndën e njëjtë dhe vuajti një muaj arrest shtëpiak.

Kryetari Taleski dhe sekretari Bonçanovski të shtunën dërguan “kërkesë për falje dhe tërheqje publike të deklaratave shpifëse”, që kinse, Alushevski i ka shkruar në tekstin me titull “Transporter” më 28 prill të këtij viti.

Ata këkrkuan që ai në afat prej 48 orëve t’u kërkoj falje e nëse nuk e bën këtë në të kundërtën do të vijoj padi në përputhje me Ligjin për përgjegjësi civile për ofendim dhe shpifje.