Maqedoni Stavreski pranon krimin e prefektit të Manastirit

Stavreski pranon krimin e prefektit të Manastirit

Në audio regjistrimin e fudnit që sot e publikoi Zaev, është regjistruar bisedë me Stavreskit dhe Jankulloskës të cilët flasin rreth kryetarit të Manastirit, Vladimir Talevskit dhe për krimin e tij lidhur me transportin e nxënësve. Në një pjesë të regjistrimit dëgjohet se si Stavrevski për Taleskin thotë:”Bastardi në vend që të mbuloj krimin, kërkoj përmes BNJVL-së ne t’ia mbulojmë borxhet. Bastardi luan fëlliqur. Ai, lëre që është i paaftë dhe kriminel i kulluar, por edhe aktor perfid si dhe bën blof…”