Maqedoni SPGPM: Sulmi në Paris ishte akt barbarë

SPGPM: Sulmi në Paris ishte akt barbarë

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve në Mediume  SPGPM, përmes një lajmërimi shprehu tronditjen dhe keqardhjen nga sulmi i sotshëm siç përmendet në lajmërim, për këtë sulm makabër në redaksinë e javores franceze satirike “Charlie Hebdo” ku jetën e humbën 12 veta, nga të cilit 10 gazetarë, dhe shprehu ndjesë për familjet e të vrarëve dhe gjithë opinionit francez. “SPGPM e ndan mendimin me federatën Evropiane të gazetarëve e cila sulmin e quajti një akt barbarë të dhunës drejtuar gazetarëve dhe lirisë së mediave. Gjithashtu,SPGPM-ja i fton kolegët nga Maqedonia qe nesër në ora 11 kudo që të gjinden, të marrin pjesë me heshtje një minutë  për nder të 11 gazetarëve të e vrarë që në Press Qendrën Ndërkombëtare e organizon Federata Evropiane e gazetarëve”, – thuhet në lajmërimin e SPGPM-ja.