Maqedoni Këshilli i Prokurorëve Publik zgjodhi dhe pesë ndihmës të tjerë për...

Këshilli i Prokurorëve Publik zgjodhi dhe pesë ndihmës të tjerë për Janevën.

Ekipi i prokurores speciale Katica Janeva do të ketë 12 prokurorë. Këshilli i Prokurorëve Publik gjatë seancës së sotme urgjente zgjodhi dhe pesë prokurorë të tjerë, që siç deklaroi kryetari i Këshillit Petar Anevski, prokurorja publike Katica Janeva i kishte propozuar sot. – Sot në ora 12.00 Prokurorja Katica Janeva dorëzoi një propozim-kërkesë për zgjedhjen e pesë prokurorëve. Së bashku me personat e numëruar në listë, ajo parashtroi dhe arsyetime plotësuese përse kërkon më shumë anëtarë, gjë kjo e cila ishte e pranueshme për Këshillin – tha Anevski. Pesë prokurorët nuk janë emra të panjohur; aq më tepër, janë nga lista e vjetër e Janevës. Në mesin e tyre është dhe prokurorja e Prokurorisë për Krim të Organizuar, Lile Stefanova.