Maqedoni Sot BDI do të mbajë takim të kryesisë qendrore

Sot BDI do të mbajë takim të kryesisë qendrore

Kryesia qendrore e BDI-së për sot ka caktuar takim në selinë e partisë në Reçicë të Vogël, njoftojnë mediat.

Në takim pritet të bisedohet për mesazhet që mbrëmë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ia ka dërguar përfaqësueses së lartë për siguri dhe politike të jashtme të BE-së, Federika Mogerini.

Kryesia qendrore pritet të bisedoj edhe për takimin e fundit të Ahmetit me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev.

Nga BDI njoftuan se Ahmeti në takim me Mogerinin, e cila në takim me liderët e partive parlamentare, OJQ-të dhe presidentin e shtetit, Gjorgje Ivanov, ka theksuar se ai dhe partia ngelin të përkushtuar në gjetjen e vendimit politik për dalje nga kriza aktuale.