Maqedoni Seancë kuvendore për disa ligje

Seancë kuvendore për disa ligje

Kuvendi i Maqedonisë sot do ta mbaj seancën e 49. Do të debatohet për propozim- ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve dhe për propozim- ligjin e shtuar për masa doganore për zbatimin e mbrojtjes së të drejtave nga pronësia intelektuale.

Në rend dite janë edhe propozim- ligjet për rafitikimin e Marrëveshjes mes Maqedonisë dhe BE-së për pjesëmarrje në Mekanizmin për mbrojtje civile të Bashkimit, marrëveshjen mes qeverisë maqedonase dhe qeverisë spanjolle për këmbimin dhe mbrojtjen e dyanshme të informacioneve të kualifikuara, marrëveshjen për bashkëpunim ekonomik mes Qeverisë së Maqedonisë dhe asaj të Serbisë.