Maqedoni Me çfarë kërkesash fillon takimi i sotëm i liderëve?

Me çfarë kërkesash fillon takimi i sotëm i liderëve?

Takimi i liderëve për sot është paralajmëruar në Klubin e deputetëve. në takim do të marrin pjesë liderët e katër partive më të mëdha; Zoran Zaev nga LSDM, Nikolla Gruevski nga VMRO-DPMNE, Ali Ahmeti nga BDI dhe Menduh Thaçi nga PDSh.

Liderët do të ulen në së bashku në tavolinë me Xhes Bejlin, ambasadorin e SHBA-ve, dhe me Aivo Orav shefin e Misionit të BE-së në Maqedoni.

Me këto kërkesa partitë politike ulen në tavolinë?

Lideri i LSDM-së ka paraqitur pesë kërkesa deri në zgjedhje të drejta dhe demokratike.

  • Formimi i qeverisë teknike
  • Ndarjen e partive nga shteti
  • Rregullimi i mediave dhe qasje e drejtë e opozitës të servisit publik RTVM-së dhe mediumeve të tjera.
  • Precizimi i legjislacionit zgjedhor dhe precizimi i Listës zgjedhore
  • Regjistrim i popullsisë

Kryeministri Nikolla Gruevski, nga ana tjetër, tha se qeveria kalimtare është e mundur vetëm pa VMRO-DPMNE-në.

Kërkesat e tij janë:

  • Procedurë juridike në pajtim me ligjet e Maqedonisë
  • Procedurë juridike për të gjithë ata për të cilët ekzistojnë dyshime se e kanë shkelur ligjin
  • Zgjidhje politike

BDI angazhohet për zgjidhje të qetë të krizës me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtarë.

Qëndrimi i PDSH-së deri më tani është i panjohur.