Ekonomi Në vend 26 për qind ekonomi të paligjshme

Në vend 26 për qind ekonomi të paligjshme

Ekonomia e paligjshme në shtet mund të  jetë madje 26 për qind, edhe pse të dhënat që kemi thonë se kjo përqindje është 22,5%, theksoi kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Zhivko Mitrevski.

Për shkak të kësaj, LSDM-ja në periudhën e ardhshme do të fillojë me fuashtën kundër punës në të zezë.  Njëra nga masat do të  jetë edukimi i të rinjve dhe të drejtat e tyre, përkatësisht duhet të refuzojnë punën në të zezë.

– Punëtorë të paparaqitur ka bujqësi, ndërtimtari, nëpër hotele. Të paparaqiturit  janë nga mosha 15 deri më 30 vjeçare. Mirëpo, ne si punë të paligjshme e konsiderojmë edhe punën jashtë orarit që nuk paguhet, si dhe dhënien e një pjesë të rrogës në zarf- theksoi Mitrevski.