Maqedoni Shtatëmbëdhjetë gjykatës kanë dorëzuar ankesa pranë Gjykatës Supreme për shkak të orarit...

Shtatëmbëdhjetë gjykatës kanë dorëzuar ankesa pranë Gjykatës Supreme për shkak të orarit të Ribarevit

Shtatëmbëdhjetë gjykatës nga Gjykata Themelore Shkupi 1 kanë dorëzuar ankesa pranë Gjykatës Supreme lidhur me orarin e ri vjetor që kah fundi i muajit të kaluar e miratoi kryetari Stojançe Ribarev, konfirmojnë nga Supremja.

Nuk përjashtohet mundësia pranë Supremes këto ditë përmes postës të kenë arritur ankesa të reja, pas çka duhet të caktohet seancë e përgjithshme për shqyrtimin e tyre.

Plani vjetor për punën e gjykatësve të Ribarevit si dhe plani i ish u.d kryetares së Gjykatës Themelore, Tatjana Mihajlova shkaktoi përplasje në opinion sepse gjykatës të rinj me përvojë disavjeçare janë avancuar ndërsa gjykatës me përvojë që me vite kanë punuar në sektorin penal, janë zhvendosur të punojnë në lëndë të vjetra apo në sektorin e kundërvajtjeve.

Me orarin vjetor të Ribarevit në pozita kyçe janë vendosur gjykatës të cilët ose kanë qenë pjesë e bisedimeve të LSDM apo për të cilët PSP ka dorëzuar ankesë për vërtetimin e përgjegjësisë për veprim jo- profesional dhe të papërgjegjshme.