Maqedoni SHGM: Largimet në MPM janë goditje e paramenduar ndaj gazetarisë profesionale

SHGM: Largimet në MPM janë goditje e paramenduar ndaj gazetarisë profesionale

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë sot vlerësoi largimin e gazetarëve në mediat në pronësi të “Media Print Maqedoni” si goditje ndaj gazetarisë profesionale.

“Largimet e 20 të punësuarve nga “Media Print Maqedoni” prej të cilëve shumica e tyre nga gazeta ditore “Vest”, paraqet goditje të paramenduar ndaj gazetarisë dhe ndaj lirisë së mediave. Pas ndërrimit të kryeredaktorit Goran Mihajlovski, me largimet e reja qëron hesapet me gazetarët themelues të gazetës që nuk lejojnë që të keqpërdoret gazetaria për shkak të interesave të pushtetit. Pasi ekipi i ri i redaktorëve nuk arriti të shfrytëzoj rrobën e vjetër të “Vest” që të plasohen qëndrime të pushtetit, njerëzit e parë vendosën ta vdesin gazetën” thuhet në reagimin e SHGM-së.

Nga kjo Shoqatë theksojnë se MPM mund të ballafaqohet me krizën vetëm nëse nuk bën partizim të politikës redaktuese.