Bota Ballkan Gjashtë udhëtarë dhe një foshnje humbën jetën në fatkeqësi me helikopter në...

Gjashtë udhëtarë dhe një foshnje humbën jetën në fatkeqësi me helikopter në Beograd

Në një fatkeqësi me helikopter që mbrëmë ndodhi në afërsi të aeroportit “Nikolla Teslla” në Beograd, jetën kanë humbur shtatë udhëtarë mes të cilëve edhe një foshnjë.

Helikopteri është nisur nga Rashka ku është angazhuar në shpëtimin e foshnjës e lindur para pesë ditëve. Ekipi i helikopterit ushtarak është dashur të shpëtojë foshnjës e cila ishte ngujuar në rrugën për në Kraguevac në makinën e ndihmës së shpejtë e cila nuk ka mundur të arrijë deri në spital për shkak të rrëshqitjes së dheut.

Helikopteri gjatë kohë ka qëndruar në ajër rreth aeroportit në Beograd duke tentuar pa sukses të aterojë për shkak të kushteve të motit.

Pas tre orë fluturim kontrolli i fluturimit rreth orës 3 të mëngjesit ka humbur çdo kontakt me ekipin e fluturakes. Arsyet e rrëzimit ende nuk dihen.