Maqedoni Sheqerinska- Peterle: Si të zgjidhet kriza politike

Sheqerinska- Peterle: Si të zgjidhet kriza politike

Zëvendës- kryetari i LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, e shoqëruar nga Viktor Gaber, anëtarë i Komisionit për çështje të jashtme, sot u takua me Alojz Peterle, bashkë- kryesuesi i Komitetit të përzier parlamentar mes R. së Maqedonisë dhe BE-së.

Temat kryesore të bisedës kanë qenë mundësitë për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni, mënyrat për kthimin e sistemit demokratik institucional në shtet si dhe sundimi i të së drejtës.

Zëvendës- kryetari i LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, e ka informuar Peterle për arsyet që e kanë shtyrë vendin në krizë të thellë politike.

“Është e patjetërsueshme ndarja e shtetit nga partia, përmes formimit për qeverinë kalimtare, qëllimi i të cilit do të jetë normalizimi i Maqedonisë dhe krijimi i kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të lira, korrekte dhe demokratike- tha Sheqerinska. Ajo shtoi edhe se protesta civile që u mbajt më 17 maj, qytetarët e Maqedonisë dërguan porosinë se janë të bashkuar dhe të unifikuar rreth idesë për liri dhe demokraci në vend.