Maqedoni Selmani: VMRO DPMNE dhe LSDM janë bashkuar që të minojnë propozimin e...

Selmani: VMRO DPMNE dhe LSDM janë bashkuar që të minojnë propozimin e Vanhoute

As ligji i propozua nga LSDM nuk është i pranueshëm për SHGM-në. Sipas kryetarit të kësaj Shoqate, Naser Selmani, VMRO DPMNE dhe LSDM i kanë bashkuar forcat për të minuar propozimin e ndërmjetësit belg Piter Vanhoute, për reformat në sistemin mediatik.

Ai në profilin e tij në Facebook shkroi se amendamentet e LSDM edhe nga avioni shihet se s’kanë lidhje me propozimin e ndërmjetësit.

“Në veçanti është absurde ideja e LSDM-së standardet profesionale t’i rregulloj me ligj. Dënimi i mediumet me gjoba për shkeljen e standardeve profesionale nuk është në asnjë shtet demokratik. LSDM tentoi t’i shes zgjidhjet e veta të dobëta për mediumet duke i paraqitur si zgjidhje të ndërmjetësit. Me këtë manipulim, i dha vend makinerisë mediatike propaganduese të VMRO DPMNE-së që të sulmojnë Vanhouten. SHGM në këtë rast ishte dëm kolateral. U akuzuam se i kemi mbështetur propozimet e LSDM-së, pa na pyetur për qëndrim. VMRO DPMNE dhe LSDM kanë mendime të ndryshme ndërsa ndajnë ideologji të njëjtë- atë të kryeshefit! thuhet në reagimin e Selmanit.

Për sot SHGM më orën 12 ka caktuar konferencë shtypi për ligjin e mediumeve, që do të mbahet para Klubit të deputetëve në Shkup.