Maqedoni Seanca e ndryshimeve kushtetuese do të vazhdojë të premten

Seanca e ndryshimeve kushtetuese do të vazhdojë të premten

Seanca në të cilën deputetët do të debatojnë për amendamentet kushtetuese do të vazhdojë të premten. Pasi përfunduan  debatin për amendamenti e 37 të Kushtetutës, me të cilat definohen maksimumet deri ku mund të arrijnë deficitet buxhetore dhe borxhi publik, spikeri i Kuvendit, Trajko Veljanovski, ndërpreu seancën.

Deputetët diskutonin për amendamentin me të cilin caktohet deficiti i buxhetit të Maqedonisë, përkatësisht, përkufizimi i tre përqindëshit, kurse borxhi publik nuk guxon të jetë më i lartë se 60 përqind nga PBV-ja. Deputetët e VMRO- DPMNE-së, konsiderojnë se ky ndryshim është i mirë, sepse me këtë do të parandalohet skenari i disa vendeve të huaja, të cilat kanë hyrë në borxh të madh. Sipas Pavle Trajnovit, Maqedoni duhet të ketë kujdes kur futet në borxhe.

Deputetët miratuan propozim- amendamentin me të cilin martesa është bashkësi ndërmjet një burri dhe një gruaje, zonat financiare ndërkombëtare dhe riemërimin e Bankës Popullor në Banka e Republikës së Maqedonisë, si dhe propozim- amendamentin me të cilin Enti Shtetëro i Revizionit behet kategori kushtetuese