Maqedoni Seanca vazhdon të hënën, propozimi i LSDM-së nuk u gjet në rend...

Seanca vazhdon të hënën, propozimi i LSDM-së nuk u gjet në rend dite

Pa debat thelbësor dhe me shumë vërejtje procedurale, përfundoi vazhdimi i sotëm i nëntë i seancës konstituive të Kuvendit të Maqedonisë për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për emërim dhe mandat dhe emërimin e kryetarit të Parlamentit.

Kryesuesi me seancën, ish kryetrari i Kuvendit Trajko Veljanovski, nuk e vendosi në votim propozimin e LSDM-së që të kalohet në pikën e ardhshme të rendit të ditës dhe të emërohet kryetari i Kuvendit. Ai, pas pauzës për koordinim me përfaqësuesit e partive parlamentare dhe “debatit” të shkurtë, saktë më orën 18 ndërpreu seancën dhe vazhdimin e saj e caktoi për të hënë në ora 11.

Pas koordinimit tek Veljanovski, deputetët e VMRO DPMNE-së nga foltorja parlamentare këmbëngulnin se fillimisht duhet të përfundoj debati për pikën e tretë të rendit të ditës, para se bëhet zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe akuzuan LSDM-së dhe shumicën parlamentare se shkelin Rregulloren dhe tentojnë t’ua marrin të drejtën për fjalë në Kuvend.