Maqedoni Sot shënohen 14 vjet nga firmosja e marrëveshjes kornizë të Ohrit

Sot shënohen 14 vjet nga firmosja e marrëveshjes kornizë të Ohrit

Sot shënohen 14 vjet nga firmosja e marrëveshjes kornizë të Ohrit në vilën “Biljana” në Ohër.

Me firmosjen e marrëveshjes në të cilën u nënshkruan presidenti i asaj kohe i Maqedonisë, Boris Trajkovski, kryetarët e partive politike, përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së, këshilltarë dhe ekspert të ndryshëm, u vendos fundi i konfliktit të armatosur në vitin 2001.

“Kjo marrëveshje kornizë do ta promovoj zhvillim paqësorë dhe harmonik të shoqërisë civile, njëkohësisht duke respektuar identitetin dhe interesa  e të gjithë qytetarëve të vendit”, thuhet mes tjerash në tekstin e marrëveshjes.

Edhe pse marrëveshje kishte një cak, sot e kësaj dite në mënyrë të ndryshme interpretohet dhe ka mendime të ndara në lidhje me patjetërsueshmërinë e firmosjes dhe mënyrës së zbatimit.