fbpx

Xhaferi: Për moszbatimin e analizës së MO-së, përgjegjës është e tërë Qeveria

-

Nënkryetari i BDI-së dhe zëvendëskryeministri për zbatimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit, Musa Xhaferi, sot pra Klubit të Deputetëve, tha që do të vazhdojë debati për Marrëveshjen e Ohrit, njofton ”Meta”.

Ashtu siç tha Xhaferi, në takim kanë marrë pjesë përfaqësues të parive politike, profesorë universitarë, përfaqësues të organizatave joqeveritare të cilat merren me atë fushë.

“Ka mendime të ndryshme në lidhje me atë se përdorimi i gjuhës shqipe a duhet të rregullohet me Kushtetutë apo do të duhet ligj i veçantë. Ne duhet të japim atmosferë dhe të tregojmë vullnet politik për zbatimin e këtyre aktiviteteve”, tha Xhaferi.

I pyetur nga gazetarët se ai a ndjen përgjegjësi si zëvendëskryeministër për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, që edhe pas disa kërkesave në raport-progresin për Maqedoninë, ende nuk është bërë analizë për Marrëveshjen kornizë të Ohrit, Xhaferi tha se përgjegjësia për moszbatimin e analizës së MO-së është kolektive, gjegjësisht e gjithë Qeveria.

Sipas Xhaferit, analiza po krahasohet dhe ajo do të jetë në të mirë të gjithë qytetarëve.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.