Maqedoni Priten vërshime të reja në Shtip

Priten vërshime të reja në Shtip

Pritet vërshim i ri i lumit Bregallnica në Shtip ku rrezikohen tri lagje, “8 Nëntori”, “Çardaklia” dhe Novo Sella.

Brengosëse është edhe gjendja me digën Kalimanci, ku për momentin derdhen 50 metra kub ujë në sekondë.

Për momentin në Shtip seancë është duke mbajtuar shtabi i krizave. Ministri i transportit dhe lidhjeve, Mile Janakieski, të gjithë kryetarët e rajonit lindorë si dhe drejtorët e ndërmarrjeve publike, bëjnë plan dhe strategji për menaxhimin me situatën.

Pritet që në Shtip të arrijë edhe kryeministri Nikolla Gruevski.

Kryetari i komunës Ilço Zahariev u bëri thirrje qytetarëve që të dalin dhe të bashkëngjiten në krijimin e digave.