Maqedoni LSDM: Sistemi arsimor duhet t’i shfrytëzoj modelet e suksesshme evropiane

LSDM: Sistemi arsimor duhet t’i shfrytëzoj modelet e suksesshme evropiane

Sistemi arsimor i Maqedonisë duhet të mbështetet dhe t’i shfrytëzoj përvojat e modeleve të suksesshme arsimore në Evropë, të përshtatura me cilësitë autentike të vendit, është konstatuar në konferencën me temë “Gjendjet në arsim- ku më tutje”, që e mbajti Komisioni për arsim dhe shkencë i LSDM-së, njoftojnë nga partia opozitare.

Në konferencën morën pjesë përfaqësues të disa organizatave të komunave të LSDM-së.

“Bisedohej për zgjidhjen e problemeve kyç në arsim, lidhur me programin arsimor nëpër shkollat fillore dhe të mesme, problemi me librat jocilësorë, modelet e evaluimit dhe vlerësimit, financimin jopërkatës të shkencës dhe autonominë tërësisht të rrënuar nëpër universitete”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Prej atje shtojnë se Komisioni i arsimit pranë LSDM në periudhën e ardhshme do të mbaj konferenca të këtilla tematike në disa qytete të Maqedonisë.