Maqedoni LSDM: Nikolla Gruevski me gardhe mbrohet nga populli

LSDM: Nikolla Gruevski me gardhe mbrohet nga populli

“Nikolla Gruevski filloi të vendos gardhe që të mbrohet nga populli dhe qytetarët. Ky gardh prej baroku është simboli i frikës së Nikolla Gruevskit”, deklaroi zëdhënësi i LSDM-së Petre Shillegov në konferencën për shtyp para Qeverisë së Maqedonisë, rreth së cilës vendoset gardhi e ri nga hekuri.

–   Nikolla Gruevski mbrohet nga populli, nga qytetarët. Ky gardh nga hekuri është simboli më i madh i frikës së Nikolla Gruevskit. Ai frikësohet nga revolta e qytetarëve të cilët nuk duan një politikan të pandershëm. Gruevski frikësohet nga përgjegjësia për kriminalitetin, korrupsionin, për të gjitha keqpërdorimet në këto nëntë vite e gjysmë dhe gjithë ajo që u dëshmua me argumentet e projektit “E vërteta për Maqedoninë”. Nuk ka gardh që mund t’i ndihmojë Gruevskit”, deklaroi Petre Shilegov, duke shruar se  LSDM-ja publikisht zotohet se pas fitores në zgjedhjet e prillit, do ta heq gardhin rreth objektit të Qeverisë.