Ekonomi LSDM: Si e “mbushi” VMRO DPMNE vrimën prej 3,5 milion euro për...

LSDM: Si e “mbushi” VMRO DPMNE vrimën prej 3,5 milion euro për zgjedhjet e vitit 2011?

Në njoftimin e LSDM-së deri te opinioni, partia opozitare pyet se si VMRO DPMNE ka “mbushur” vrimën prej 3,5 milion euro, e konstatuar në raportin e kësaj partie për zgjedhjet e vitit 2011.

“Për çfarë mendonte revizori kur në raportin e revizorit për vitin 2013 për financimin e partisë së Gruevskit, shkroi se “është shprehur mendim me rezervë për autenticitetin dhe objektivitetin e raporteve financiare të VMRO DPMNE-së”, si dhe për harmonizimin e transaksioneve financiare të VMRO DPMNE-së me ligjet? Apo për shembull, a janë fillet e perandorisë kriminale të Gruevskit paratë në dorë që i ka pranuar personalisht Gordana Jankulloska, atëherë si sekretare e përgjithshme e partisë? A kanë qenë në lojë para të pistë që Gruevski dhe bashkëpunëtorët i kanë marrë si reket? Cila është sasia e parave të keqpërdorura të qytetarëve për qëllime partiake? Çdo gjë do të del në shesh- thuhet në njoftimin e partisë.