Maqedoni LSDM: Gruevski është i opsesionuar me ne, ka ngufatur orkestrën mediatike

LSDM: Gruevski është i opsesionuar me ne, ka ngufatur orkestrën mediatike

Në njoftimin deri tek opinioni, nga LSDM-ja opozitare thonë se Gruevski është i frikësuar nga vendimet që patjetër duhet t’i kontraktoj së bashku me opozitën për lirimin e fushave për të cilat ka kritika të fuqishme në raportin e Pribes, mediumet, gjyqësori, trupat rregullatorë siç janë Komisioni anti- korrupsion, Byroja për siguri publike, KZSH, DAP.

“Këtë e tregon intervista e sotme e Gruevski për portalin pro- qeveritar “Netpres”, në sajë të fillimit të bisedimeve për korrektivet në shoqëri që ai i ka okupuar ndërsa nën vëzhgimin e të cilës do të jetë sundimi kundër- ligjor dhe kriminal si dhe fitimi i zgjedhjeve. Duket qartë se pasi vendosi firmën e tij në marrëveshjen e Przhinos, për dorëheqje, për qeveri kalimtare, për zgjedhje të parakohshme, që i mohonte, Nikolla Gruevski nuk e zë vendi- vend. Për këtë, ditët e fundit ai po ngulfat hapësirën meditime me gënjeshtra të dirigjuara për LSDM-në dhe për këtë në çdo fjalën e dytë në intervistën e sotme, në mënyrë opsesive e përmend LSDM-në” thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Ata thonë se marrëveshja e Przhinës duhet të zbatohet siç duhet të zbatohen edhe rekomandimet e grupit evropian të ekspertëve në krye me Rajhnard Pribe.