Maqedoni LSDM sot ngriti tre padi penale

LSDM sot ngriti tre padi penale

LSDM-ja ka dorëzuar sot 3 padi penale kundër kryeministrit Nikolla Gruevski, drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkov, ministrave Gordana Jankullovska dhe Mile Janakievski, si dhe Martin Protugjerit dhe kreut të Gazi Babës Toni Trajkovski.

Paditë kanë të bëjnë me veprat e ndryshme kriminele që dalin nga përmbajtje e bisedave të publikuara deri më tani.


Ngjarjet e përfshira në padi penale janë: shkelja e rregullave dhe normave gjatë arrestimit të Ljube Boshkovskit, rrënimin e jashtëligjshëm të objektit Kosmos dhe marrëveshja që të largohen nga puna kundërshtarët politikë, pas zgjedhjeve të vitit 2011.