Maqedoni LSDM: Nëpunësit administrativ punojnë nëpër rrjetat sociale me urdhër të VMRO DPMNE-së

LSDM: Nëpunësit administrativ punojnë nëpër rrjetat sociale me urdhër të VMRO DPMNE-së

Pas regjistrimeve të publikuara me përgjimet, kurdisjen e gjykatësve dhe proceset e montuara, komitetet komunale të VMRO DPMNE-së filluan betejë të pamëshirshme për përvetësimin e rrjetave sociale, duke i keqpërdorur edhe punonjësit në institucionet shtetërore dhe komunale, por edhe nxënësit nëpër shkolla- akuzuan sot përmes njoftimit nga organizata komunale e LSDM-së në Ohër.

-Në Ohër është dhënë urdhër deri tek drejtorët e ndërmarrjeve publike, shkollat, çerdhet, spitalet si dhe institucionet tjera shtetërore dhe komunale, të punësuarit dhe të angazhuarit në këto institucione, nëpër profilet e tyre të Facebook-ut masovikisht shpërndajnë lajme për afirmimin dhe stërmadhimin e projekteve të Qeverisë. Njëkohësisht, aktivistët partiak të VMRO DPMNE-së kanë për detyrë të ndjekin aktivitetin e rrjetave sociale të të gjithë atyre që presin vendim pune e janë me kontratë në vepër si dhe të atyre që presin thirrje për punë. Pas kësaj, përdoren profilet të rrejshme të Facebook-ut dhe shpërndahen teza për fushatë të pistë kundër opozitës – qëndron në njoftim.

Prej atje thonë se të punësuarve nëpër çerdhe, përmes kërcënimeve, shantazheve dhe frikësimeve, u janë miratuar kujdestari për t’i shfrytëzuar profilet e tyre të Facebook-ut për qëllime partiake.

-Kjo posaçërisht ka të bëjë me të punësuarit që presin zgjidhjen e statusit të tyre të punës, dhe janë të detyruar të kryejnë aktivitete të këtilla jo- profesionale, jo- etike dhe jo- dinjitoze. Njëkohësisht, aktivistë partiak të VMRO DPMNE-së që janë të punësuar nëpër çerdhe, ua numërojnë lajmet e publikuara dhe “pëlqimet” kolegeve të tyre dhe i ndjekin aktivitetet e tyre në internet. Kjo ka ndodhur edhe në disa shkolla në Ohër. Në disa shkolla të mesme është shkuar deri aty ku për qëllimet e njëjta janë keqpërdorur nxënësit. Një numër i tyre lirohen nga mësimi, me arsyetim se kinse përgatiten për ndeshje ndërsa detyra e tyre është të jenë aktiv nëpër rrjetat sociale për qëllime partiake- thuhet në njoftimin e LSDM-së nga Ohri.