E pakategorizuar Samaras e propozoi Dimasin si trashëgimtar të Papulasit

Samaras e propozoi Dimasin si trashëgimtar të Papulasit

Stavros Dimas është kandidati pasardhës i koalicionit qeveritar i kryetarit Karlos Papulas. Kryeministri grek Andonis Samaras, sapo paralajmëroi që ish ministri u punëve të jashtme dhe i eurokomesarit do jetë në garë për president në zgjedhjet e parakohshme, të cilat do mbahen më 17 dhjetor.

Dimas shquhet si kandidat me qëndrime të matura dhe me besueshmëri të fuqishëm ndërkombëtar. Përkrah Dimasit, i cili ishte shef i diplomacisë gjatë kohës së qeverisë të përkohshme të Lukas Papadimosit në vitin 2011 dhe i cili konsiderohet si njeri i besueshëm i Samarasit, mediat kalkulonin dhe me emrat e pasardhësist të Papadimosit, i cili për shkurt kohë udhëhoqi  Qeverinë teknike në vitin 2012, Panbajotis Pikramenos dhe me eurokomesarin e ri grek dhe ish ministrin për mbrojtje Dimtris Avramopulus. Gjithashtu, në garë janë dhe ndërmjetësuesi evropian dhe akademiku Nikoforos Diamanturu, kryetar  i Gjykatës së  të BE-së. Vasilis Skuris, por edhe kryetari i muzeut të Akropolit. Dimitris Pandemajlis, në rast se zgjidhja  takon individit që nuk është i lidhur me politikën. Mediat  përmendën dhe emrat e ish eurokomesares greke Maria Damanaki si dhe ish deputetes evropiane të Demokracisë të Re Marieta Janaku, si kandidate të mundshme, ngase dëgjohej të flitet që Samaras është e mundshme të dëshirojë të vendosë grua në funksionin e presidentit.

Votimi i pare do jetë në 17 dhjetor, ndërsa i fundit më 29 dhjetor, menjëherë pas përfundimit të vitit. Në thelb, të gjithë sytë do jenë të kthyera kah votimi i tretë, në të cilin, për dallim nga i pari dhe i dyti, në vend se 200 nevojiten 180 deputetë për t’u zgjedhur president. Është e qartë se Qeveria me shumicën e tanishme prej 155 votave nuk do mund të fitojë 200 deputetë të cilët do ta përkrahin kandidatin e përbashkët. Edhe pse është një hap rëndë, qeveria shpreson  të arrij të fiton 180 vota. Sipas matematikave të tanishme që përfolën në mediat greke, qeveria supozon të ketë rreth 172-173 vota të sigurta dhe ditët në vijim do tentojë të lobon mes kandidatëve të pavarur dhe në një pjesë të kandidatëve nga partitë e majta më të vogla, siç është e majta Demokratike, për të fituar 180 deputetë.

Ajo që me siguri flitet është se nuk do fitojë asnjë përkrahje nga SIRIZA, Partia Komuniste, “Agimi i artë”, Grekët e pavarur. SIRIZA nuk do të propozojë kandidatin e saj dhe do të punojë në qëllimin e saj për të marrë 121 deputetë kundër kandidatit qeveritar në tre procedurat e votimit që të mund të shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Nga partia opozitare janë të bindur që zgjedhjet parlamentare janë një hap para nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ngase nuk e shohin se si qeveria në mënyrë magjike do t’i përfitojë në anën e saj deputetët nga partitë e tjera të cilët rebelohen kundër politikës ekonomike të saj.

Kandidatët e pavarur dhe deputetët tjerë, në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, do ballafaqohen me dy dilema. E para, ajo e qeverisë, për të vazhduar politikën aktuale që të mundet Greqia për një kohë të shkurtër të rimëkëmbet dhe të del nga programi i kursimit ose nga ana tjetër nën udhëheqje të SIRIZA-s të futet shteti në një pasiguri të re politike. Dilema e dytë, nga ana tjetër, ajo e SIRIZA-s, ka të bëjë me atë nëse do të vijohet politika e rreptë e kursimit ose më në fund do të bëhet kthesë dhe do t’i vihet fundi pakos të kursimit, e cila e mban Greqinë si ‘’marionetë’’ në duart e kreditorëve të huaj.