Ekonomi “Sahara grup” do të bëjë rekonstruksionin e hotel “Sllavija” në Ohër

“Sahara grup” do të bëjë rekonstruksionin e hotel “Sllavija” në Ohër

Ohri do të bëhet me hotel të ri luksoz, pasi që grupacioni “Sahara” nëpërmjet një kumtese informoi se është në  përfundim e sipër janë përgatitjet për  rekonstruksionin për hotelin “Sllavija”, kurse me punimet ndërtimore do të fillohet në fund të këtij muaji, transmeton “Ohrid pres”.

Grupacioni “Sahara” është e përkushtuar drejt investimeve të saja në Republikën e Maqedonisë , edhe pse nuk kishte mundësi të realizojë përpjekjet e saja në sektorin e bujqësisë. Aktualisht fokusohemi në turizëm dhe hotelieri.

Aktualisht “Sahara” është e përkrahur nëpërmjet zyrave të saja operative në Shkup dhe Ohër, ekipi prej 10 personave i cili shumë shpejt do të fillojë me regrutimin e më shumë personave në aktivitet e tyre  afariste”, thuhet në kumtesën zyrtare të kompanisë.

Prej atje thonë se janë të angazhuar arkitekt dhe dizajnues të enterierit nga Maqedonia, por edhe nga ekipi i dizajnuesve nga India. Detyra e tyre është që hotelin e vjetër ta shndërrojnë në hotel bashkëkohor. Marrëveshjet me realizuesit e projektit tashmë janë nënshkruar, kurse fillimi zyrtar i punimeve ndërtimore pritet që të bëhet javët e ardhshme, me qëllim që i gjithë hoteli të jetë gati për sezonin e ardhshëm turistik.

Grupacioni “Sahara” bleu hotelin “Sllavija” në bregun e Liqenit të Ohrit në vitin 2013.

Ndërkaq, kompania indiane në Maqedoni hyri nëpërmjet biznesmenit kontrovers Subrata Roj, i cili është themeluesi i grupacionit. Në mars të vitit 2014, ai u arrestua nga autoritet indiane, për shkak të mashtrimeve të rënda prej rreth 2 miliardë sterlina dhe akoma gjendet në burg.