Maqedoni Reagime: Përshëndetje, urime dhe lëvdata për marrëveshjen

Reagime: Përshëndetje, urime dhe lëvdata për marrëveshjen

Komisioni Evropian dhe tre eurodeputetët Riçard Houit, Eduard Kukan dhe Ivo Uajgl me deklaratë të përbashkët përshëndetën marrëveshjen dhe porositën se “për së afërmi vijojnë zbatimet në muajt e ardhshëm”.

Në shtator do të ketë dialog të ri në nivel të lartë, platformë e vendosur nga komisari i mëhershëm i zgjerimit, Shtefan File dhe në të do të marrin pjesë nënshkruesit e shoqërisë civile, njoftuan Kukan, Uajgl dhe Houit.

Marrëveshjen e përshëndetën edhe ministri sllovak i jashtëm, Mirosllav Lajçak. Ai në Twitter shkroi : “Marrëveshja e sotme do të thotë shpresë e freskët, nxitje e mirë për Maqedoninë”.

Marrëveshjen e përshëndetën edhe ministri sllovak i jashtëm, Mirosllav Lajçak. Ai në Twitter shkroi : “Marrëveshja e sotme do të thotë shpresë e freskët, nxitje e mirë për Maqedoninë”.

Urime arrijnë edhe nga ish ministri i jashtëm i Suedisë, Karl Bilt i cili tha se marrëveshja “do të duhej ta lehtësojë integrimin e Maqedonisë”.

Javën e ardhshme do të mbahet këshilli për stabilizim- asociim mes BE-së dhe Maqedonisë dhe takim i ri i ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel.