Maqedoni Raporti i PE: Maqedonia në fund të listës për lirinë e mediave...

Raporti i PE: Maqedonia në fund të listës për lirinë e mediave në Ballkan

Maqedonia gjendet në pozitën e fundit në Ballkanin Perëndimor në pjesën e respektimit të lirive mediatike, vlerëson “Qendra hulumtuese pranë Parlamentit Evropiane”, që në maj të këtij viti publikoi raportin për situatën me lirinë e fjalës në vendet e Ballkanit, njoftoi sot Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM).

“Trendi i erozionit të lirisë së mediave është i dukshëm sidomos në Maqedoni, e cila shënon rënien më të madhe në renditje kur jemi tek liria e mediave”, thuhet në raport.

Në të, si arsye kryesore për klimën e keqe mediatike në Maqedoni përmenden disa faktorë gjegjësisht mos- zbatimi i ligjeve ekzistuese, mediat në pronësi të personave të afërt me pushtetin, dhuna e shtuar ndaj gazetarëve, klientelizmi, politizimi dhe korrupsionit si dhe mungesa e vullnetit politik për promovimin e pluralizmit në media.

“PE bën thirrje për rol proaktiv të organizatave profesionale dhe trupave vet- rregullues, përmirësimin e efikasitetit të sistemit gjyqësor, përkushtimin politik dhe rolin më të madh të shoqërisë civile, që në afat të gjatë të gjithë së bashku duhet të kontribuojnë për përmirësimin e klimës mediatike”, thuhet në njoftimin e SHGM-së.