Maqedoni Udhëheqësia e LSDM-ës dhe ambasadori spanjoll biseduan për krizën politike

Udhëheqësia e LSDM-ës dhe ambasadori spanjoll biseduan për krizën politike

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, dhe zëvendës kryetarja Radmila Shekerinsa, sot me ambasadorin spanjoll në Maqedoni, Ramon Abaroa Karanza, biseduan për krizën politike në vend, si dhe për zgjidhjet e mundshme.

Siç theksohet në kumtesën e LSDM-së, Zaevi në takim ka thënë se dëshmitë që po i publikon LSDM-ja në opinionin publik i konfirmojnë vërejtjet e theksuara në raportet e Komisionit Evropian, OSBE-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare relevante, për keqpërdorime gjatë procesit të zgjedhjeve, për ekzistencën e drejtësisë selektive, për kontroll qeveritar mbi media, për partizimin dhe privatizimin e institucioneve në Maqedoni nga Nikolla Gruevski dhe disa bashkëpunëtorë të tij.

–Duhet frymë e re për ardhmërinë e Republikës së Maqedonisë. Publikimi i  “ Së vërtetës për Maqedoninë” dëshmoi se personat e gjykatës dhe prokurorisë janë nën kontrollin e drejtpërdrejt të kreut të Qeverisë. U konfirmua se gjendja e keqe e medieve është pasojë e kontrollit të drejtpërdrejtë të pushtetit, i cili shkon deri në atë pikë dhe  porosisin lajme. Këtë duhet ta ndryshojmë dhe asnjëherë të mos përsëritet. Kthimi i lirisë dhe demokracisë në vendin tonë e hap këtë mundësi, në interes të të gjithë qytetarëve- tha lideri i LSDM-së.

Zaevi, ashtu siç thuhet në kumtesë, e përsëriti qëndrimin e LSDM-së se qeveria teknike e cila do të krijojë kushte për proces zgjedhor korrekt dhe demokratik është zgjidhje dalëse prej krizës së thellë politike në të cilën gjendet Maqedonia.