Maqedoni Radmilla Shekerinska u takua me delegacionin e BE-së

Radmilla Shekerinska u takua me delegacionin e BE-së

Radmila Shekerinska, zëvendës kryetarja e LSDM-së, sot u takua me delegacionin e BE-së, të udhëhequr nga Johanes Vierek, nga departamenti i Ballkanit Perëndimor të Bashkimit Evropian, përgjegjës për Maqedoninë.

Siç shkruan në kumtesën e LSDM-së, në takim është biseduar për krizën politike në vend, për përgjimin nga ana e qeverisë të mbi 20 mijë qytetarë në Republikën e Mqedonisë, për kontrollin e Nikolla Gruevskit dhe të disa bashkëpunëtorëve të tij mbi mediat, për partizimin e tërësishëm të institucioneve shtetërore.

Shekerinska ka thënë se provat të cilat po i shpalos LSDM-ja, dëshmojnë se në Maqedoni, posaçërisht gjatë kohës së procesit zgjedhor janë dhënë letër njoftime të rrejshme, qytetarët kanë qenë të shantazhuar, të frikësuar edhe nën presion, posaçërisht kategoritë e ndjeshme të qytetarëve dhe administrata, përderisa në Maqedoni vendimet e gjyqit degradohen përmes bisedave me funksionar të qeverisë, ndërsa jo në sallën e gjykatës.
Delegacioni i Bashkimit Evropian është  i shqetësuar seriozisht për gjendjen në të cilën ndodhet vendi.