Maqedoni Qytetarët e Karposhit sërish dolën në protestë kundër PDU-së së miratuar

Qytetarët e Karposhit sërish dolën në protestë kundër PDU-së së miratuar

Banorët e komunës Karposh sot prej orës 12 sërish dolën në protestë kundër planit të detajuar urbanistik, për të cilin thonë se është miratuar në mënyrë të dyshimt dhe jotransparente.

Ata gjysmë ore bllokuan trafikun në bulevardin “Aradhat partizane” në udhëkryqin te Qendra tregtare “City Mall”.

Qytetarët e pakënaqur edhe të shtunën e kaluar bllokuan bulevardin dhe paralajmëruan se do të protestojnë derisa nuk ndryshohet plani i detajuar urbanistik dhe nuk pengohet shkatërrimi i gjelbërimit në lagjen e tyre.