Maqedoni PSP: Dorëzuam të dhëna që mund të ndihmojnë në hetimin e vrasjes...

PSP: Dorëzuam të dhëna që mund të ndihmojnë në hetimin e vrasjes së Kërpaç

Prokuroria speciale publike ka pranuar kërkesën e Prokurorisë themelore publike për bashkëpunim ndër- institucional lidhur me hetimin e rrethanave për vdekjen e Kosta Kërpaç dhe ka dorëzuar të dhëna që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit, njoftuan sot nga kabineti i Katica Janevës.

Nga PSP shtojnë se edhe pse u janë kërkuar, deri te PTHP Shkup nuk janë dërguar këto të dhëna që nuk lidhen ne procedurën para- hetimore për vdekjen e Kërpaç.

Prej atje thonë se PSP në tërësi bashkëpunon me PTHP- Shkup, por se nga ana tjetër mungon raporti i tillë i “bashkëpunimit plotësisht profesional”.