Maqedoni PSP çdoherë është këtu kur LSDM dëshiron të arrijë ndonjë synim

PSP çdoherë është këtu kur LSDM dëshiron të arrijë ndonjë synim

Prokuroria Speciale që moti ka humbur kredibilitetin që të zhvilloj procedura lidhur me drejtësinë, por ka mbajtur edhe më tej primatin si një prej pjesëve më kryesore organizative të LSDM-së gjegjësish vegël në funksion të partisë opozitare çdoherë kur atyre u duhet që të arrijnë ndonjë synim. Këtë sot e deklaroi ish ministrja e brendshme dhe zyrtare e lartë e VMRO DPMNE-së, Gordana Jankuloska pas bisedën informative në PSP.

“Është e qartë se për momentin, duke u afruar zgjidhja e krizës politike, Zoran Zaevit i nevojitet ndihmën dhe çdoherë kur ka nevojë për diç të tillë këtu është PSP i cili del me diç që i shkon në favor të opozitës gjegjësisht përmirëson pozicionet e Zoran Zaevit” deklaroi Jankuloska.

E pyetur për cilin rast ka qenë e ftuar sot në PSP, ajo u tha gazetarëve që përgjigje të marrin tek “ai që i ka ftuar para PSP-së”.

“Për cilin rast isha e ftuar është korrekte t’u tregoj ai që ju ka mbledhur këtu” tha Jankuloska duke shtuar se për atë që e kanë pyetur ajo ka kërkuar që t’i shfrytëzoj “të drejtat që ia lejon ligji”.

Ish ministrja në PSP sot u paraqit në orën 10 dhe aty ka qëndruar 1 orë e gjysmë.